Edhe pse këta muajt e fundit nuk është në nivelet sipërore, sërish mjaftoi ajo që ndodhi në maj, për ta kurorëzuar si më të mirin e kontinentit. Rijad Mahrez fitoi Topin e Artë të Afrikës, për rolin e tij vendimtar në fitoren e titullit kampion në Angli nga Leiçester Siti. Mesfushori afrikan nga Algjeria me të drejtë u shpall numri 1, pasi ishte edhe lojtari më i mirë i skuadrës së drejtuar nga Klaudio Ranieri, si dhe futbollisti më i mirë i Premier Ligës për sezonin e kaluar.
Mahrez la pas dy kandidatë të fortë në anketën e Konfederatës Afrikane të Futbollit. Pas tij u renditën Pjer-Emerik Obamejang i Dortmundit dhe Sadio Mane i Liverpulit. Mahrez e nderoi si pak të tjerë vendin e tij, pasi u bë i pari algjerian që e fiton Topin e Artë të Afrikës që kur çmimi nisi të jepej në vitin 1992. Sfida e radhës për mesfushorin është Kupa e Kombeve të Afrikës që nis në 14 janar në Gabon, dhe ku Algjeria është një nga pretendentet më të mëdha për titull.
Sfidanti.al