Tirana me Bylisin, më mirë futboll turistik sesa lojë për..dosje!

Dhe thonë shpesh e më shpesh se kur flasin trajnerët pas ndeshjes, sidomos armata jonë , vërtetohet edhe më bindshëm se  “bota është e rrumbullakët”. Jo rrallë ndodh që i bien nga Kina për të shpjeguar diçka mëse  shqiptare,  madje ka raste që lipset një përkthyes …

Kjo që ndodhi këtë herë është e rrallë, një  trajner ka guxuar të thotë të vërtetën e ndaluar. Bylisi ka marrë 4 gola nga Tirana në një ndeshje turistike si[ thotë dhe trajneri Nevil Dede, por deklarata e tij ka peshë më shumë se 4 golat. ‘

“Nga Ballshi erdhëm më shumë për turizëm në Durrës sesa për të luajtur futboll.  Në ndeshjen e gabuar, futa lojtarët e gabuar ! E vërteta është që kushdo që hyri dhe doli nuk bëri gjë. Sot nuk gjej dot një futbollist për të thënë se u mundua dhe bëri di[ka..”

Sado e vdekur të ketë qënë kjo ndeshje për Bylisin ndaj Tiranës,  prapëseprapë,  nuk krahasohet dot  me ndeshjen “historike”  të pak viteve më parë, një lojë e tredhur në brendësi  e në gola,  për të cilën u hap një  dosje e bujshme, që nuk është mbylllur akoma, pasi thuhet se është ..në hetim! Kur futbolli është turistik, i shkon per shtat edhe modës së kohës..

Sfidanti.al