Shpendi protagonist, i realizon gol portierit shqiptar

Kristian Shpendi po spikat këtë sezon në Seria B. Sulmuesi i Çezenës kryeson renditjen e golashënuesve me tetë gola. Shpendi ishte mjaft pranë dopietës personale sot. Golin e parë përballë Elhan Kastratit, portierit të Kombëtares, e shënoi nga penalltia në pjesën e dytë. Më pas dhuroi “show” duke shënuar dhe golin e dytë, të cilin VAR e vlerësoi pas rishikimit si pozicion jashtë loje. Sfida u fitua nga Çezena me rezultatin 0 me 2 përballë Çitadelës.

sfidanti.al