Dikur, për të ngushëlluar veten që s’ishim të fundit, thonim me krenari: “ S’jemi në Afrikë..”. Në këto momente, modeli që duhet të ndjekim për t’i dhënë jetë futbollit kombëtar..është tamam Afrika! Presidenti i Federatës të Futbollit të Ganës, Kurt Okraku, që është zgjedhur në muajin tetor, ka bërë një “revolucion spastrues”, pasi shkarkoi gjithë trajnerët dhe stafet e ekipeve Kombëtare, një fshesë ndërgjinore.. si për meshkuj dhe femra. Kjo që ka ndodhur në Ganë, duket si një kopje e asaj që duhet të ndodhte tek ne, pak javë më parë, kur presidenti ynë bëri sikur tundi dhe shkundi ekipet kombëtare, duke lënë të kuptohet se dyzina me gola që kanë thithur papushim portat kuqezi , në planin sportiv mund të duken si humbje, por futbolli është edhe “ekonomi konspirative”, pasi humbjet nuk janë gjithnjë ..humbje!
Përse kjo fshesë kaq e madhe në futbollin e kombëtareve të Ganës? Besohet se presidenti Okraku përmbysi kokëposhtë futbollin e kombëtareve për shkak të korrupsionit që fillonte nga koka në federatë dhe përcillej me besnikëri tek “loja “ e ekipeve të moshave. Po tek ne, cila është skema e ndotjes së futbollit, helmi vjen nga sipër dhe përhapet poshtë apo jemi ndryshe nga bota, ndryshe edhe nga Afrika që e kemi patur nën vete, janë ata poshtë ( që quhen e ardhmja) që helmojnë edhe kokat sipër….
Sfidanti.al