Parashikimi i trajnerit Hansi Flik ishte për 14 ditë mungesë. Kaq duhej të mbetej jashtë skuadrës ylli kryesor i Bajernit, Robert Levandovski, por jo gjithçka është “sahat zviceran”, qoftë edhe tek një klub shembullor si ai bavarez. Levandovski u operua në dhjetor dhe pritej të nisej me skuadrën në Doha të Katarit për fazë përgatitore. Kjo gjë nuk ndodhi, dhe sulmuesi polak është ende me pushime në plazh, në shoqërinë e gruas së tij shtatzënë, Anës, dhe vajzës, Klarës.
Pritet që Leva të shkojë në Mynih të hënën dhe të nisë programin e rehabilitimit. Përveç tij, të dëmtuar dhe pa udhëtuar me ekipin janë edhe Kingsli Koman, Niklas Zyle dhe Havi Martinez, padyshim edhe Lukas Hernandez. Trajneri Flik beson se Levandovski dhe Koman do të jenë gati për ndeshjen e parë të Bundesligës në 19 janar, në rinisje të sezonit, por gjithsesi ata nuk do të jenë në formën më të mirë sepse nuk do të kenë bërë fazë përgatitore me skuadrën.
Sfidanti.al