Pas 60 vjetësh, Barcelona mund të kalojë golat e Realit në La Liga!

Kampionati nisi në 1928-1929 dhe dy superfuqitë kanë qenë gjithnjë të njëjta. Reali i Madridit dhe Barcelona janë ndeshur si titanët për titujt në Spanjë, me kryeqytetasit që kryesojnë 33-27. Nëse katalanasit janë afruar ndjeshëm në Epokën e Mesit, kërcënimi i tyre ndaj “merengesve” është më i madh tek renditja tjetër e rëndësishme, tek ajo e golave. Sot, Reali mbetet në krye me 6 137 rrjeta të realizuara në 92 vjet, por Barça është më pranë se kurrë, madje më pranë se kaq nuk mund të jetë.

Skuadra e “Kamp Nout” ka realizuar 6 136 herë, duke qenë vetëm 1 gol prapa rivalit të madh. Duke ndjekur logjikën e ecurisë së këtij sezoni, janë të gjitha mundësitë që Mesi me shokë ta bëjë Barçën kryesuese të kësaj renditjeje në fund të majit. Do të ishte një ndryshim vërtet epokal, më shumë sesa epokat që vendosin lojtarë të veçantë, pasi për herë të fundit, Barcelona ka qenë në vend të parë në klasifikimin e rrjetave në 1962!

Sfidanti.al