Ishte një spektakël i Murinjos në Tiranë, madje portugezi “luajti” edhe më mirë se Roma e tij që fitoi trofeun e Konferencë Ligës. I bëri të gjitha Murinjo në Tiranë, madje tejkaloi edhe veten. Na preku plagën kur disa herë na sheqerosi me bukurinë e stadiumit, (edhe pse i vogël, por i bukur- thoshte) Sikur të mos kishte qënë trajner me Totenhemin, ku ekipi qe drejtonte luante në stadiumin më të pazakontë, si një UFO në Europë.
Qoftë i falur Hose-ja , sepse vendosi dhe një rekord në Tiranë, pasi qau më shumë se në çdo qytet tjetër ku ka fituar. Por edhe ne pasuruam “Ginesin” e qokave ektravagante ndaj të huajve, kur me një portret gjingand të Murinjos, hipur mbi vespa.. mbuluam Universitetin e Tiranës, një nderim që nuk ia kemi bërë edhe dijetarëve më të ndritur të Kombit dhe botës!
Çfarë i mbeti Murinjos pa bërë në Tiranë? Lëvdoi qytetin e Tiranës ( i cili u zhyt me hir dhe me pahir brenda në shtëpi nga frika e huliganëve), i bëri qokën e shumëpritur stadiumit Air Albania,( që ia kishin kerkuar me kohë) madje lëvdoi edhe Kumbullën, që do ta mbante të lidhur në stol per 90 minuta, ama kur do të ngrinte trofeun në fund të ndeshjes, do na bënte krenar të gjithëve!. Vetëm një herë nuk qau Murinjo sa ishte në Tiranë, kur na dribloi se do ta mbante Kumbullën 100% në planet e Romës., ndersa sot numerohen disa ekipe te Serisw A që duan sherbimin e tij…
Sfidanti .Al