Shumë pak lojtarë në histori kanë fituar aq sa ai, dhe padyshim që është mes më të mirëve. Marselo do të largohet nga Reali i Madridit pas 15 vitesh në pjesën më të madhe shumë të suksesshme, dhe braziliani mendohet ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Në moshën 34-vjeçare ai nuk mund të jetë më në parametrat që kërkohen në “Bernabeu”, duke qenë edhe mbrojtës krahu, dhe klubi nuk do t’ia rinovojë kontratën. Vetë Marselo pohoi se ajo ndaj Liverpulit në Champions ishte ndeshja e fundit e tij me fanelën “merenges”, të cilën e zhvesh si rekordmen. Kapiteni ka 25 trofe me Realin, që do të thotë 2 më shumë sesa Fransisko Gento që ka qenë rekordmeni.
Sfidanti.al