Dhe tani mund të thonë shkodranët se u ngritën këmbët dhe goditën kokën! Skënderbeu i vendit të fundit mundi Vllazninë që për 90 minuta e zuri “gjumi” dhe shikonte ëndërra sikur kishte fituar titullin kampion! Çdo gjë mund të ndodhë me këtë skemën “Final 4”, ku të gjithë mundin të gjithë, ku nuk ka “batman “ dhe supermen sepse të gjithë janë të vdekshëm, pastaj të gjithë janë edhe “heronj” , por të këqinj.
Na është bërë klasifikimi i kampionatit si një mace që sido që ta hedhësh, nga cilado lartësi, prapë bie në këmbë! Më i bukur nga poshtë se sa nga lart. Ata sipër, ekipet që pretendojnë për titullin, bëjnë poza teatrale , dridhen e spërdridhen, kurse ekipet e vogla që duan të mbijetojnë “bixhozit me top” çdo javë sajojnë intrigën e rradhës. Thonë se VAR-i do të ketë shumë punë këto javë që do vijnë, do të prishë shumë skenare, por ky lloj futbolli edhe VAR-in po e nxjerrë në pozicion jashtë loje sepse “loja e vërtetë” nuk po bëhet në fushë…
Sfidanti.al