Trajneri i Everton optimist për Brojën

Armando Broja më në fund u rikthye në fushë, me sulmuesin kuqezi që hodhi pas shpine dëmtimin. Për Brojën dhe shokun e tij të skuadrës, Chermitin, foli trajneri i Everton, David Moyes, pas sfidës me West Ham. “Çermiti? Unë jam ende duke e njohur atë dhe nuk ishim të sigurt se sa mund të luanin Jusef apo Broja. Por e dija që nuk do ishte për një kohë të gjatë për nivelin tonë. Por mendova se duhej në fund. Ne po fillojmë të shohim diçka nga ata. Por e vërteta është që nuk kam pasur mundësi, të jem i sinqertë as tifozët e Evertonit, sepse ai ka qenë i dëmtuar për të gjithë sezonin. E njëjta gjë me Brojën. Ndaj të gjithë po i shohim për herë të parë”, tha ai.

sfidanti.al