Një shekull Federatë, Çiklizmi feston me një ekspozitë në..”tempull”

Në 100 vjetorin e themelimit të Federatës së Çiklizmit, në ambientet e Kryeministrisë u mbajt një ekspozitë unike, ku për herë të parë u publikuan foto të rralla nga “Marubi” ku në fokus ishin çiklistë që kanë shkruar historinë e këtij sporti. Objekte të veçanta, biçikleta, apo detaje nga aktivitet shekullore të këtij sporti i dhanë dhe më shumë ngjyra kësaj ekspozite te zhvilluar pikërisht në Ditën e Verës, për t’iu dhënë mundësinë shume njerëzve të njihen me historinë e veçantë të kësaj Federate, të Rrethit Çiklistik i cili është i tretë më i vjetër në botë, pas Turit të Francës dhe Giro d’Italia. Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, falënderoi të gjithë çiklistët ndër vite që kanë shkruar historinë e këtij sporti, falënderoi bashkëpunëtoret që bënë të mundur këtë organizim special, dhe kërkoi një bashkëpunim dhe angazhim më të madh pasi në Shqipëri vjen për herë të parë Giro d’Italia.

sfidanti.al