Shpeshherë, futbolli imagjinar është më argëtues se futbolli i luajtur dhe rasti flagrant që kemi zgjedhur, bashkon dy personazhe që nuk shkëmbejnë dashuri me njëi-tjetrin, Starovën dhe De Biazin. Sapo kemi humbur ndeshjen dhe kokën me Izraelin, një lumë komentesh ka vërshyer për të përmbytur gjithë vendin. Të gjithë kanë të drejtën e tyre, të gjithë nuk janë njëlloj. Analiza e Starovës për trajnerin kuqezi, ka të veçantën e saj, ngaqë italiani preferon më shumë lavde nga Italia, sesa kritika nga Shqipëria. Një vend i bukur për të marrë 40 mijë eiro në muaj, por tejet i bezdisur kur të gjithë bëjnë sikur marrin vesh nga taktika.
Starova kishte shkruar kështu pas “tradhëtisë çifute”: “ Ishin ndërrime të dëshpëruara ato të De Biazit”. Fjalët e Starovës, sipas zakonit, kanë shkuar më shpejt se avioni tek De Biazi, dhe kjo është cilësia më e mirë e lojës sonë. Xhani do të ketë thënë: “ Për të harruar ndeshjen me Izraelin, kam ndjekur ndeshjen e Kupës midis Partizanit dhe Besëlidhjes. I kuptova të gjitha në atë ndeshje, sepse ju jeni të çiltër kur gjuani topin, por nuk kuptova vetëm ndërrimet e Starovës. Mund të them se ishin më të dëshpëruara se ato që bëra unë..”
Gëzim Sinemati