Ka shumë njerëz në Spanjë që e urrejnë Barcelonën për vdekje edhe pse stili i tyre është më pranë simpatisë, sesa antipatisë. Në Madrid nuk pranojnë leksione për shijen e futbollit, dhe kjo mjafton. Por, nuk mjaftojnë njerëzit, paska edhe kafshë që janë kundër ekipit katalan. Është një papagall, që jo vetëm nuk honeps lojën e tyre, po nuk kursen vërshëllimen për himnin e Barçës. Pronari i papagallit, një tifoz i thekur i Realit të Madridit, është kapur gafil, kur në shtëpi i ka ardhur një denoncim nga komshiu i tij pranë apartamentit. Shkaku: zhurma e papagallit e acaronte.!
Maskimiliano, pronari i papagalit, thuajse çdo ditë e nxirrte në ballkon për të marrë ajër. Papagalli, sa herë që dëgjonte himnin e Barcelonës gjatë ndeshjeve, nuk humbiste rastin për ta injoruar në mënyrën e tij, por kjo bëri që komshiu të humbiste durimin dhe ta spiunonte. “ Nuk është një kafshë e egër që krijon zhurmë të madhe, sa të kalojë deicibelët e lejuar. Papagalli im është inteligjent dhe di çfarë bën..”- ka komentuar Maksimiliano.