Më shumë se ndeshjen kemi humbur kokën në Beograd me Partizanin, dhe sipas një stili të njohur për meritë të ekipit Kombëtar, edhe Skënderbeu, humbjen e shpjegon me një stil përralle me të cilën nuk të zë gjumi. Orges Shehi, njeriu që shpesh mban petkun e heroit, pikërisht në qytetin e gabuar, në Beograd, ka lindur një gafë që driblonte edhe përvojën e tij. Goli i dytë i serbëve nuk ishte i denjë për sërën e veteranit të portës, veprimi i të cilit sepse të shtrengon të kujtosh filmin e gafave dhe golave kur kemi humbur toruan dhe busullën me përfaqësuesen e Serbisë në Elbasan. Komentet nga fqinjët piketojnë mbrojtjen si repartin “dezertor” , ndërsa me komentet e futbollistëve tanë noton në një det të hapur, ku askush nuk të ndihmon. Kisha kokën poshtë kur më pasoi Shehi – shfajësohet Andi Lilaj duke u arratisur nga tema kur kercen pupthi – se jam gati për një ftesë të Kombëtares. Akoma më pak bindës shpjegimi i Jashanicës për një moment delikat: “ Po të kishim kërcyer do të na kishte kaluar topi poshtë këmbëve”.
Vetë portieri Shehi, i cili mban mbingarkesën morale për të shpjeguar se si e “fitoi” këtë herë kurorën e lojtarit më zhgënjyes të ndeshjes, pse mbrojtja humbi çelsin pikërisht në Beograd, degjon një ngushëllim që s’ia vlen barra qiranë: “ Nëse marrim ndonjë pikë me Dinamon e Kievit, atëhere do të mbetemi në garë..” Duket sikur kemi talent për të vjedhur huqet e ekipit Kombëtar, ku fill pas humbjeve të tilla, në vend të heshtim kur nuk kemi për të thënë të vërteta, preferojmë, ose jemi të shtrënguar për të imituar Kombëtaren, duke e flakur humbjen në kosh, pa arritur të drejtojmë gishtin tek protagonistet që gabuan ndjeshëm. Ashtu siç dimë ne kur luajmë këto ndeshjet gjysmë sportive dhe gjsymë politike, me të cilat dehemi me histori dhe me politike por jo me ..futboll.
Sfidanti. al