Temi Abraham është një nga talentët më të mëdhenj në shkollën e futbollit të Çelsit që sezonin e kaluar, luajti i huazuar te Bristol Siti, ndërkohë që ka kohë që spekulohet se me cilën përfaqësuese do të luajë ai. Sipas lajmeve më të fundit, ai ka zgjedhur që të luajë me Anglinë dhe jo me Nigerinë, nga edhe e ka ai origjinën.
Ky futbollist i ri është lindur në Angli, por të atin e ka nga Nigeria, kështu që ai kishte të drejtë që të luante me Nigerinë që është kualifikuar për në Kupën e Botës Rusi 2018, por, sidoqoftë, Abrahami që është sulmues, pa asnjë dilemë, zgjodhi që të luajë me Anglinë. Ky lojtar, aktualisht, luan si i huazuar me Suonsin, me të cilin, në 10 ndeshje, ka shënuar 4 gola. Duke pasur parasysh se ai është vetëm 20 vjeç, e ardhmja e tij duket e shkëlqyer.
Sfidanti.al