Skënderbeu e beson, lamtumirë krizë, mos ta pafsha bojën!

Hyri në krizë, doli nga kriza!  Në futbollin  shqiptar, kur flitet për krizën në futboll,  është krejt ndryshe nga bota, një dukuri që vjen nga toka dhe jo nga topi, pasi mjafton vetëm një ndeshje për të thënë: “ Lamtumirë krizë, mos ta pafsha bojën!”.  Edhe Skënderbeu, pas triumfit me Tiranën, do ta ketë këtë privilegjin e traditës: të shkuara të harruara për ndeshjet që ikën dhe historia le të fillojë pas fitores së shumëpritur, sidomos ku përballë ishte viktima e prefeuar, Tirana. Një gol i Salihit, dyshtaz Latifi dhe” i treti” i Agostinelit , trajnerin që e thumbonin se kishte gabuar adresë që ishte ulur në stolin e kampionëve. Më në fund një fitore, aspak e dyshuar në kronikën e 90 minutave, dhe ..topi i krizës është flakur edhe nga sulmuesi Salihi. Shumë vetë e kishin parashikuar që do të shënonte, por ndodhi me shpejtësinë e dritës, të asaj që nuk ndez kurrë për Tiranën. Ia fikën në derbi, ia fikën edhe në.. Korçë.

Për kampionët kjo fitore ishte si “trinia e shenjtë” :  triumf me lavdi për 3 pikë me peshë, trajneri Andrea mundi historinë korçare të stolit, Josën, dhe së fundi, Salihi ringjall flirtin me rrjetën, por më shumë me tifozët, ata që në Shkodër, pas asaj penalltie “tradhëti lozonjare”, e dërguan në  fer dhe misionarin e golit. Të shënosh në portën e Tiranës është gjithnjë një ritual special, të paktën kështu përjetohet nga sulmuesit, kurse Salihi e dinte që këtë herë do të dilte “nga dera e krizës”, veçse kishte mbajtur një sekret: nuk u kishte thënë tifozëve se do të pajtoheshin qysh në minutën e 4-t..

Sfidanti.al