Mosha do të bëjë të vetën edhe për të. Portieri ndoshta më i madh i viteve të fundit në botë do të heqë dorezat nga duart pas gati dy vjetësh. Xhanluixhi Bufon lajmëron fundin e një karriere të lavdishme pikërisht në përfundim të Botërorit 2018 në Rusi. “Le të themi se ideja ime është që ta lë futbollin e luajtur pas Botërorit 2018, – shprehet portieri i Juventusit dhe Italisë, – jam shumë i bindur për këtë”. Ekziston megjithatë një mundësi fare e paktë që kjo të mos ndodhë. “Ka vetëm një mundësi që të më bëjë të luaj edhe një sezon tjetër, por është e vështirë që kjo mundësi të ndodhë”, – vazhdon veterani për mikrofonët e “Premium Sportit”, – këtë gjë e dimë vetëm unë dhe presidenti”. Nuk jep hollësi më shumë ish-kampioni i botës, e ndoshta mund ta tradhëtojë numri 1 i Juventusit, Andrea Anjeli. Bufon spjegoi edhe mustaqet që i la tani në “pleqëri”. “Po rruhesha dhe brisku nuk priste më, duke më lënë me mustaqe, – tha ai, – unë thjesht i rregullova ca dhe u mbajta, ndonëse janë si të modës së vjetër”. “Ala siçiliana” është shprehur e dashura e tij, Ilaria D’Amiko.