Jaja Ture – pa patentë, pasi kishte pirë, por  thotë se është mysliman!

Ylli i Mançester Sitit, Jaja Ture, gjatë 18 muajve të ardhshëm, nuk do të ketë patentë makine, pasi u akuzua dhe u provua se i kishte dhënë makinës së tij, duke qenë nën veprimin e avujve të alkoolit. Ai u kap, më 29 nëntor, në Londër, ndërsa, dje, para gjyqtarit përkatës, e pohoi edhe vet se kishte pirë.  Megjithatë, ia morën patentën dhe e ndaluan që t’i japë makinës gjatë periudhës së lartpërmendur, ndërsa u dënua që të pagojë një gjobë prej 54 000 sterlinash. Megjithatë, për të qeshur të bën shpjegimi i tij se përse kishte pirë atë ditë nëntori, pasi ai, vazhdimisht, thotë se nuk pi alkool, sepse është një mysliman i devotshëm.

“Të gjithë e dinë se unë nuk pi, pasi jam mysliman. Gjithnjë, e kam refuzuar alkoolin. Më falni, për situatën, në të cilën u ndodha, por e rëndësishme është se nuk kam pirë me qëllim dhe gjyqtari më dha të drejtë”, u përpoq të shpjegonte Ture, por e gjithë bota po qesh me këtë shpjegimin e tij. Edhe thotë se nuk pi dhe se është mysliman, edhe alkooli gjendet në trupin e tij. Si ka ndodhur? Ai, vetë, nuk jep shpjegime më tej.

Sfidanti.al