Skënderbeu – Dinamo, një serial toksik  që helmon brezat

Futbolli ynë është i mbushur me teatër dhe me pazare , por pyetja është cili është teatri që ka zgjatur më shumë. Një lloj telenovele e pacipë, që luhet  pambarim dhe  me top të shfryrë.. Ka shumë , nuk mund t’i vësh gishtin  aleancave apo trukeve mes ekipeve, por “puthja e zezë”  që ndodh mes Skënderbeut dhe Dinamos, po mbush gati 10 vite ! E dimë të gjithë që hiletë dhe pazaret janë çështje  “nderi”  në kulturën tonë, ndaj  jemi të mpirë dhe s’paskemi pikë  frike  për trashëgiminë toksike  që po lemë brezave…

Gati 10 vite më parë, duhet festuar nga ata që pëlqejnë vdekjen e futbollit, Dinamo u vetëvra në kampionat, me urdhër nga lart, tamam për hir të  Skënderbeut. Më pas u vra edhe vetë Skënderbeu ..për hir të sistemit, një sistem që lufton futbollin natyral dhe ka vetëm një lloj orgazme..kur ndeshjet i komandon vetë me patologji te skajshme.

Siç i ndodh “viktimave të dashurura” Dinamo dhe Skënderbeu që pasi u bënë pis dhe ç‘nderuan   një brez të tërë  futbollistësh , nuk mund të shpëtonin as brezin e sotëm të 19-vjeçarëve, që futen në fushë te tredhur, herë nga Skënderbeu për Kupë dhe herë nga Dinamo në kampionat,  për të vazhduar dhe “pasuruar” serialin më  të  gjatë të tradhëtisë me top…

Sfidanti.al