Formula që vret futbollin por “krenon FSHF-në

Sezoni i teatrit sapo ka nisur. Artdashësit e sportit mund të shijojnë lojën e topkëmbës në Shqipëri në të gjitha nuancat e saj dhe tashmë duket se ka nisur sezoni plot ngjyra i pazareve dhe trukeve jashtë fushave. Formula që FSHF e mbron me krenari si arritje por që çdo vit e më shumë por vret futbollin në vend, po jep frytet edhe këtë sezon ku një pjesë e skuadrave që kanë arritur objektivin e katërshes bëjnë sikur luajnë por në realitet aktrojnë. Ndeshja e Dinamos në Korçë përballë Skënderbeut që në pjesën e dytë bëri Realin e Madridit, është shenja e radhës që na tregon se futbolli në Shqipëri po asfiksohet sërish si në kohët e turbullta të përpara disa dekadave kur golat i shënonin presidentët e klubeve në tryeza zyrash apo lokalesh. Me siguri asnjë reagim nuk do të ketë për turpin e radhës sepse me “dorën në allçi”, të gjithë dashje apo pa dashje i kanë pranuar rregullat e lojës dhe tashmë një pjesë e tyrë mbeten në rrjetën e sistemit të kalbur. Kushedi se çfarë do të mendojë presidenti i Tiranës për ndeshjen e Korçës por në korridore pëshpëritet që ai nuk është më i preferuari i shefit dhe si pasojë edhe skuadra më e titulluar e vendit nuk ka shpëtim.

Nga Pirro Bardhyli