Sikur të kishim një stadium me 220 mijë vende sot me Poloninë ..!

Ç‘po ngjan kështu me gjithë këto rekorde? Në prag të ndeshjes me Poloninë, me atë ekip që na hodhi nokaut me 4 gola në ndeshjen e parë, apo Levandsoki që na shtriu përtokë mbrojtësin më të mirë, media e “vaksinuar” e oborrit ka reshtuar shumë rekorde që po bien njëri pas tjetrit. Tam-tamet fillojnë me pikët që janë 15 dhe me ndihmën e euforisë që e kemi të lindur, qysh sot në mbrëmje, mund të shkokemi 18 e më pas 21 me Andorrën. Një rekord tjetër? Armando Broja , me golat e tij dehës, në harkun e pak minutave, e ka bërë Hungarinë të shpikë përkufizimin “ makthi Broja”..

Kemi edhe një rekord tjetër,edhe pse me shije virtuale, por tejet spektakolar në aspektin e babëzisë. Një Armand tjetër, jo ai i golave të fushës, por ai i “golave” me biletat e stadiumit, dora vetë presidenti Duka, ka lëshuar të fashmen deklaratë: “ Janë shitur të 22 mijë vendet e stadiumit, edhe sikur 220 mijë vende të kishte Air Albania..do të ishte mbushur”.

Edhe ky është një rekord tjetër, që mban vulën dhe orkesin e pamatë te shefit të madh, i cili nuk ndalet tek “mëkati-rekord ” që ua shitur stadiumin shqiptarëve gati per gjysëm million euro, por fantazon për një mega-stadium me 220 mijë vende , edhe më të madh se Marakana apo Uembli qe do tw sillte superfitime për ta dhe superhumbje per popullin e futbollit…
Sfidanti.al