Me cilën ndeshje me Serbinë e krahason Berisha këtë ndaj Polonisë?!

Në prag të sfidës së rëndësishme në “Arenën Air Albania” këtë të martë në orën 20:45, trajneri i kombëtares Edi Reja dhe kapiteni Etrit Berisha dolën në konferencë për shtyp. Italiani deklaroi se do të përpiqet ta sulmojë Poloninë për të marrë fitoren, dhe kërkoi nga lojtarët që të kenë besim tek vetja, ndërsa Berisha bëri një krahasim. “Atmosfera në prag të kësaj ndeshjeje më ngjan me atë ndaj Norvegjisë apo Serbisë, – tha kapiteni, – ne e dimë se çfarë rëndësie ka kjo sfidë”. Berisha me gjasë e ka pasur fjalën për ndeshjen ndaj Serbisë në Beograd, që pati vetëm 41 minuta sepse pastaj u ndërpre për shkak të dhunës dhe u dha në tavolinë 3-0 për Shqipërinë. Gjithsesi, mund të mendohet që portieri i Torinos mund të ketë kujtuar ndeshjen në “Elbasan Arena” ndaj serbëve që përfundoi 2-0 për miqtë, dhe që u përfol shumë për rezultatin dhe pati shumë dyshime.

Sfidanti.al