Ta harrojmë një herë e mirë Lukakun dhe Hakimin, sepse tani zikaltërit kanë të tjerë protagonistë. Nuk jetohet e sotmja duke kujtuar të djeshmen dhe trajneri (i ri), Simone Inzagi, i ka që tani dy yje për të mbështetur projektin e tij. Këta janë mesfushori Nikolo Barela dhe sulmuesi Lautaro Martinez. i pari është kthyer në një pikë referimi, duke vrapuar edhe më shumë sesa në kohën e Kontes, po ashtu ka shënuar gola e ka shërbyer asistë. Në Torino, publiku e brohoriti për ndeshjen Itali-Belgjikë në Ligën e Kombeve, edhe pse vjet ndihmoi që Interi t’ia merrte titullin Juves duke shënuar një gol e duke dhënë një asist në të njëjtin stadium ndaj “Zonjës së Vjetër”. Bashkë me Barelën edhe Lautaro Martinez, që është treguar golshënues, në mbështetje të Xhekos, dhe që nuk deshi të largohej nga Interi. Të dy lojtarët marrin nga 2.5 milionë euro me kontratat aktuale, por rinovimi do t’u japë mbi 6 milionë euro secilit.
Sfidanti.al