“La Gazeta delo Sport” hedh sytë nga Tirana: Shqipëria ëndërron Botërorin me Brojën!

Kur edhe një e përditshme e madhe europiane siç është ajo e Milanos i kushton një artikull të gjatë një kombëtareje normalisht të vogël, kjo do të thotë se ky ekip ka bërë shumë. Siç ndodh rëndom në gazetarinë e sotme, historia e Shqipërisë lidhet me një personazh, por në mënyrë pak karakteristike, gazetari italian nuk përzgjedh patriotin e tij, Edi Reja, por Armando Brojën. Pasi tregon rrugën e tij që nga Akademia e Çelsit, tek Viteshe e Sauthemptoni dhe në kombëtaren kuqezi, artikulli thekson se Broja po habit shumëkënd, se ka luajtur pak minuta me Shqipërinë dhe ka shënuar 3 gola e ka shërbyer 2 asiste. Jo vetëm kaq, por ka shënuar rrjetat fitores ndaj Hungarisë në Elbasan e Budapest, kur kishin mbetur edhe pak minuta deri në fund, ndërsa hyrja e tij ndryshoi ndeshjen ndaj San Marinos, nga 1-0 në pjesën e parë në përfundimin 5-0. Ndaj Polonisë, pyet gazetari Mateo Nava, a do të ketë vend për “të furishmin” Broja?!

Sfidanti.al