Si me 11 vetë, si me 10 vetë, Teuta me Skënderbeun bën si do vetë….

Në ditët e bukura me diell, kur luanin të dy bashkë me Skënderbeun, portieri Shehi shkoi më lart në altar se sa kapiteni i tij Shkëmbi, kur në qytet i dhanë titullin “Honoris Causa”. Por, tani që janë veshur me petkun si trajnerë, në anë të ndryshme të skenes, njëri me Skënderbeun, Shehi, dhe tjetri me Teutën, Shkëmbi, nëse futbolli do të luante me gjuhën e dekoratave, sado të pavërteta të jenë, Shkëmbi është..per Honoris ! Në dy ndeshje në këtë kampionat , në Durrës dhe në Korçe, Bledi Shkëmbi ka mundur të “pamundurin” Orges Shehi, madje këtë herë duke rrëzuar dhe “gravitetin” logjik të lojës. Me 10 futbollistë në një pjesë, kur Teuta është parë duker u zhytur thellë në mbrojtje, pa injoruar privilegjin se Skënderbeu..nuk e gjente dot portën e Teutës. Madje edhe kur e gjeti, qëllonte në rrugë të gabuar sipas arbitrit, i cili kishte injektuar më shumë guxim se sa ka inventari i tij zakonisht…

Kur e pyesin Shkëmbin se cili është marifeti magjik që përdor sa herë luan kundër Skënderbeut dhe Shehit, pasi ata nuk munden dot as me 13 vetë, e jo me 10 vetë, siç ndodhi këtë herë, trajneri debutues lëshon një frazë me vlerë ekuacioni: “ Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, por më shumë më pëlqeu pjesa e dytë..”. Duket, se ajo që i ka pëlqyer më shumë trajnerit ishte arratisja nga loja sulmuese , një tërheqje masive në prapavijë, madje sa edhe zoti i ndeshjes ka qënë në krahun e tyre, apo kur kujton se arbitri u tregua aq trim, dukej sikur kishte “pirë” gjak luani, dhe as nuk kishte frikë fare që t’u tregonte dhembet mu në mes të Korçës.Pikerisht, atyre kampionëve që fati i dyzon në aktrimin e tyre, sepse presin të shfajësohen nga dënimi në Europë duke i dëshmuar tifozëve të tyre se besimi në atë që quhet futboll ka kohë që ka vdekur…
Sfidanti.al