Force India ndryshon ‘identitet’; nga 2019 do të quhet Racing Point

Force India ndryshon identitetin e saj. Skuadra e Formula 1, nga viti 2019 do të quhet Racing Point, emër që u publikua edhe në listën e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit duke konfirmuar gjithcka në lidhje me skuadrën nga Silverston. por jo vetëm kaq, FIA publikoi edhe numrat që do të kenë pilotët debutues në Botërorin e  Formula 1 në vitin 2019.

Kështu Robert Kubica, për të cilin ky është një rikthim në këtë kompeticion, do të garojë me numrin 88 në makinën e tij Uilliams, Lando Norris me Meklaren do të ketë numrin 4, ndërsa Antonio Xhovinaci që do të jetë pjesë e Alfa Romeo Sauber do të ketë numrin 99 në makinën e tij, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar numri që do të mbajë Alexander Albon në makinën e tij Toro Rosso.

sfidanti.al