David Vija dhe Andres Iniesta do të jenë sërish shokë skuadre si dikur te Barcelona dhe përfaqësuesja spanjolle. Sulmuesi 37 vjecar tashmë e ka lënë Nju jork Sitin për t’u transferuar pikërisht te skuadra e Visel Kobes në kampionatin japonez. vetë David Vija e konfirmoi këtë lëvizje me një video të publikuar në Youtube dhe që bëri xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale. Pak orë më vonë, Davd Vija bëri edhe prezantimin e tij si futbollisti më i ri i Visel Kobe
‘Vendimi është marrë, më pret një sfidë e re; Përshëndetje japoni! Përshëndetje Visel Kobe!-theksonte Vija në videon e tij duke i shuar përfundimisht zërat që flisnin për një rikthim të tij në Ligën spanjolle.
Visel Kobe do të jetë klubi i 8 në karrierën e David Vijës i cili ka luajtur edhe me Sporting Gihon, Real Saragozën, Valencian, Barcelonën, Atletiko Madrid, Melbërn Sitin dhe Nju Jork Sitin. ndërkaq vetë Andres Iniesta i ka uruar mirëseardhjen te skuadra japoneze teksa postoi në rrjetet sociale një foto të tij me David Vijën të shoqëruar me mesazhin: ‘Mirëseerdhe te Visel Kobe, Guaje! Jam shumë i lumtur që do të të kem përsëri shok skuadre’.
sfidanti.al