Si e ke emrin ? Silvinjo! Ku ishe se po të kërkonim…

Të gjitha rrugët të çojnë tek..Silvinjo!Edhe sikur trajneri më i mirë në botë të ishte ulur në stolin e Kombëtares sonë, nuk do të kishte fuqi shëndruese për të bërë një rofeshatë kolektive kaq të shpejtë . Kemi luajtur vetëm 3 ndeshje, kemi humbur “me arsye ” me Poloninë dhe kemi fituar, pa bërë naze, 6 pikët me ekipet lilipute si Moldavia dhe Ishujt Faroe. Tani jemi gati për bastin klasik, euforik të radhës.. se me trajnerin Silvinjo do të ndodhë një katapultim europian më natyral dhe më i besueshëm se ai që ndodhi me De Biazin…

Si e gjeti shtruar Silvinjo dhe kërceu samba me “mendjen tonë? Braziliani i stolit, ndofta edhe për meritë të trashëgimisë që la Edi Reja, hyri direkt në “sallën e operacionit” dhe e preku në kolonë veterbrale Kombëtaren. Tamam tek loja, tek palca e futbollit. I kemi provuar humbjet me gjithë trajnerët e huaj që kemi patur, por ajo me Poloninë na u duk si ..fitore pa pikë! Kombëtarja gjeti “gralin” në lojë, u besua nga të gjithë se luajti për të fituar edhe humbi me “lavdi”. Dy ndeshjet e tjera, ato që na sollën 6 pikët e “dasmës kuqezi”, më shumë se pikët, sollën besimin se operacioni i trajnerit ka ndikuar në shëndetin e ekipit…

Tani, edhe pse kanë kalur vetëm 3 ndeshje, Silvinjo mbetet stoikne modesti, kurse ne ia kemi hipur dronit dhe ndodhemi në qiellin e shtatë! Çfarë nuk dëgjon për kualifikimin, por dhe për “magjistarin brazilian” . Sa e bukur ajo poezia kur del dielli sapo luan Kombëtarja. Po për golat? Janë aq të bekuar, goditjet perlë të Asanit dhe Asallanit, sa edhe UEFA-s i kemi hapur punë.Këtë herë për mirë dhe jo për keq si dikur!

Sfidanti.al