Brozoviç më në fund shkon tek Al Nasri, Interi kënaqet me vetëm 18 milionë

Do të donte padyshim mbi 20 milionë, dhe dëshira kryesore ishte për 25, por kjo nuk qe e mundur. Marcelo Brozoviç deklaroi se e pranonte kalimin tek Al Nasri, dhe Interi u detyrua të mos kundërshtonte ofertën prej 18 milionë eurosh të klubit arab për kartonin me mesfushorit kroat. Nuk dihet se si mund të jetë ky operacion për zikaltërit, që humbasin yllin kryesor të mesfushës, ndërsa paratë ende nuk janë ato që duhen për Lukakun apo Fratezin.

Sfidanti.al