Nuk është se i kërkohen direkt futbollistit dhe as klubit italian. Lisbonasit duan që Lila e Francës t’u japë 45 milionë euro të paktën për prishje të njëanshme të kontratës nga Leao në 2018. Sipas vendimit të gjykatës sportive, Lila u detyrua t’i jepte Sportingut të Lisbonës 19.6 milionë euro, por portugezët kërkojnë 45! Ndërkaq, tek Milani shpresojnë që gjithçka do të zgjidhet pa problem dhe Leaos i është dhënë fanela me numrin 10 që e kishte Brahim Dias. Portugezi ka rinovuar kontratën dhe ka vendosur në fanelë emrin Rafa Leao!
Sfidanti.al