Barcelona bën revolucion për sponsorizimin për pijet hidratuese

Klubi i madh katalanas ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Prajm” (Prime), e themeluar nga dy njerëz të Jutjubit (Youtube), njëri amerikan dhe tjetri britanik. Barcelona njoftoi arritjen e marrëveshjes me këtë kompani, duke braktisur kompaninë Gatorejd (Gatorade) të Pepsit. Në “Kamp Nou” e quajnë kontratë strategjike për sponsorimin e hidratimit, pra të lëngjeve për ekipin e parë dhe ekipe të tjera.

Sfidanti.al