Presidenti i Federates se Futbollit lajmeroi ndryshimet ne stafet drejtuese te ekipeve kombetare te moshave. Ishte dicka e pritshme per rezultatet e dobta qe kane regjistruar te gjitha ekipet. Por ndryshimet nuk I preken te gjithe ekipet.
Nga ajo qe shihet ne pamje te pare duket se faturen per te gjitha rezultatet zhgenjyese te futbollit kombetar e mori trajneri i Kombetares U-19, Erjon Bogdani, I vetmi I humbur nga nje proces ndryshimesh qe me shume pati promovime brenda institucionit sa ndryshime rrenjesore per te nisur nje project te ri per te ndryshuar trendin negativ te rezultateve. Me poshte shpjegimi.
Trajneri Panuci dhe Bushi arriten te ruajne vendet e tyre perkatsisht ne Kombetaren A dhe ate te 21- vjecareve megjithese rezultatet nuk ishin te mira.
Kombetarja A e mbylli vitin ne vendin e fundit ne grupin e Nations League dhe ne 12 muajt e fundit mori vetem 2 fitore nje me Izraelin ne ndeshje zyrtare dhe tjetra me Ëellsin ne miqsoren e fundit. Pesoi 16 gola dhe shenoi vetem 3 gola. Eshte viti me me gropen më të madhe.. Megjithese kishte te gjithe opinonin kundra presidenti Duka vendosi ta konfirmoje ne stol Panucin edhe per eliminatoret e sezonit te ardhshem.
Edhe kombetarja U-21 nen drejtimin e Alban Bushit nuk i arriti pritshmerite. Ne eliminatoret e fundit zuri vendin e parafundit duke grumbulluar 7 pike. Edhe pse e nisi mire ne fillim grupi me 10 ndeshje u mbyll me vetem 1 fitore 4 barazime dhe 5 humbje. 17 gola te pesuar 9 te shenuar. Rezultatet dhe piket erdhen ne renie ne krahasim me edicionin e fundit.
Nuk ka shkuar me mire edhe per kombetaret e U-19 dhe U-17 te cilat jo vetem qe nuk kualifikohet ne asnje eliminatore ne 3 vitet e fundit, por kane pesuar edhe nje lume golash edhe pse turnete jane zhvilluar pothuajse te gjithe ne shtepi.
Bogdani trajneri i U-19 u largua nga detyra dhe vendin e tij e merr Nevil Dede qe promovohet ne kete detyre pasi deri tani ka drejtuar kombetaren e femrave te U-19. Ne grupin eliminator ai mori nje fitore ndaj Bjellorusise duke i shpetuar vendit te fundit ne grup. Ne ndeshjet e tjera u mund 12-0 nga Hollanda dhe 1-0 nga Polonia.
Trajneri i kombetares U-17, Xhemal Mustedanagic, gjithashtu u eliminua ne eliminatore por arriti te evitoi vendin e fundit pas fitores kunder Ëellsit ne ndeshjen e fundit. Ai promovohet ne detyre duke u bere drejtor i ekipeve kombetare. Vendin e tij e zuri Elvin Beqiri qe gjithashtu promovohet pas eksperiences si zv trajner me kroatin Mustedanagic.
Kombetaren e 15 vjecareve do ta drejtoje Armand Damo qe promovohet ne detyre pas ekeperiencave me Futsal dhe me Shoqatat rajonale te federates se futbollit.
Glenti Nallbani