‘E kam konsideruar si një fasë të jetës sime që duhet jetuar me kurajo dhe nga e cila mund të mësohet dicka. Shpresoj që historia ime të shërbejë si frymësin për ata persona që ndodhen në një udhëkryq të jetës së tyre-kështu është shprehur Xhanliuka Viali në intervistën e tij për të përditshmen italiane ‘Corriere Della Sera’ gjatë së cilës zbuloi se kishte nisur një luftë kundër kancerit.
Gjithcka lindi nga libri i publikuar prej tij ‘Goals. 98 histori+1 për të përballuar sfidat më të vështira’ dhe një nga këto histori është ajo e tij.
‘Si trajner, shqetësimi im ishte që të krijoja një kulture; ambient pune të shumëfishuar me vlerat-rrefën Viali-pastaj vjen momenti kur ti je në udhëkryq ki doi të të duhet të zgjedhësh drejtimin që do të marrësh. Fillova të shkruaj librin për të ndihmuar personat që të gjejnë rrugën e duhur’.
Viali përjetoi 8 muaj duke kryer kemioterapinë, ndërkohë që për 6 javë iu nënshtrua radioterapisë. ‘Ecja rrugëve me bluzën nën këmishë në mënyrë që askush të mos e kuptonte, për të qenë ende personi që njihnin të gjithë-vijoi Viali-tani jam mirë, madje shumë mirë, por nuk jam ende i sigurt sesi do të përfundojë kjo ndeshje’.
sfidanti.al