Drejtoi makinën me patentë pa pikë, Pikè paguan 48 mijë Euro gjobë

Xherard Pikè, pranoi të paguajë një gjobë prej 48 mijë Eurosh për shkelje të rregullave të sigurisë rrugore, teksa u kap të drejtonte mjetin e tij me patentë pa pikë në muajin gusht të këtij viti. Qebndërmbrojtësi u shfaq  këtë të hënë para gjykatës në Barcelonë ku pas një gjykimi shumë të shpejtë u dha edhe verdikti për të, që ishte kjo gjobë e majme duke e mbyllur përfundimisht këtë cështje të hapur me policinë rrugore.

Në përfundim të seancës, Xherard Pike vendosi të dalë nga salla nga ana e parkingut të makinave për të evituar përballjen me gazetarët që ishin të pranishëm gati për ta intervistuar, një tentativë kjo që rezultoi e pasuksesshme për futbollistin e Barcelonës.

sfidanti.al