Ndërsa të gjithë janë në pritje të datës së zhvillimit të sfidës së dytë finale të Kupës Libertadores mes River Plejtit dhe Boka Xhuniors, del në skenë bashkia e Xhenovas për të organizuar këtë përballje që këtë fundjavë u shty dy herë. Këshilltari Bashkiak për Sportin, Stefano Anxalone, u ka dërguar një letër të dy klubeve argjentinase duke theksuar se stadiumi ‘Ferraris’ është në dispozicion të tyre për këtë përballje.
‘Do të jemi shumë krenarë nëse do të mund të presim dy klube me peshë si Boka Xhunior e River Plejti në qytetin tonë, që në njëfarë mënyrë përbën edhe shtëpinë e tyre të parë -theksohet në letrën e këshilltarit,Anxalone-bëhet fjalë për një tjetër mundësi për të shfaqur Xhenovën në mbarë botën në këtë moment të vështire dhe për të përforcuar ndjenjën e miqësisë që na bashkon historikisht me këto dy klube. Qyteti ynë është shumë pranë Buenos Airesit në aspektin historik, kulturor dhe sportiv dhe e ndjen shumë lidhjen e fortë me këto dy klube që janë formuar nga bashkëatdhetarët tanë të emigruar nga Italia në Argjentin në vitet 900 dhe që janë binjakëzuar me 2 klubet tona, Xhenoa e Sampdoria. Ngjarjet e dhimbshme që na kanë goditur së fundmi, kanë zgjuar ndjenjën e komunitetit dhe sollën rizbilimin e rrënjëve tona. kështu që në rolin e Këshilltarit për Sportin në Bashkinë e Xhenovës, jam i lumtur t’ju komunikoj se qyteti ynë është i nderuar dhe vihet në dispozicion për të pritr këtë ndeshje prestigjioze, Finalen e Kupës që është edhe derbi i kryeqytetit të Argjentinës’.
sfidanti.al