Kush e mendonte? Edhe gjeniu i mesfushës Iniesta ka vuajtur depresionin

Kush e mendonte se Andres Iniesta ka pasur momentet e errëta në karrierën e tij? Askush, por ja që kjo është e vërtetë. është vetë 34 vjecari që me vite të tëra bëri për vete të gjithë admiruesit e futbollit me gjenialitetin e tij në fushën e lojës, që rrëfen momentet e tij më të vështira dhe rënien në depresion që i pati pikërisht në vitin 2009.

‘Gjithcka ndodhi në pas tripletës me Barcelonën-tregon Iniesta-fiton gjithcka, shënon gol ndaj Chelseat. Ishte një vit i jashtëzakonshëm. Por gjatë verës fillon të ndihesh keq, ndodh dicka e cuditshme dhe nuk di si ta quash. Kujtoj që vinim nga përgatitjet parazonale dhe një pasdite në shtëpi e ndjeva veten keq.I telefonova mjekut për të më ndihmuar. Prisja që të vinte nata për të marrë pilulat dhe të pushoja’.

Iniesta foli edhe për rivalitetin me Realin e Madridit, sidomos në periudhën Guardiola-Murinjo,duke theksuar se në atë kohë u krijua një ‘gjendje lufte’ mes dy skuadrave.

‘Nuk është e nevojshme të jesh me Barcelonën  apo Realin e Madridit për të kuptuar së në atë kohë u krijua një situatë aspaj e këndshme-shtoi Iniesta-elementi kyc i të gjithë kësaj historie ishte Mourinho. Ai që nuk dëshiron ta shohë këtë kalon në radikalizëm. Në atë kohë nuk shikoje rivalitetin e përjetshëm, shihje urrejtje, ku kalua cdo kufi dhe u krijua një ambient i padurueshëm’.

sfidanti.al