Pse trajneri i Kombetares, Edi Reja nuk ka frikë nga humbjet, madje ashtu siç i analizon ato, na duken si…fitore! Të pësosh 4 gola në Poloni, të luash vetëm 20 minuta në pjesën e parë dhe të pasurosh menynë e gafave në mbrojtje pa pushim dhe ..mrekullisht të dëgjosh të bekuarën deklaratë tij se “ do t’i kërkoja futbollistëve të bënin prapë lojën që bënë me Poloninë”! Mos vallë duhet të mbajmë portën të “ngrohtë” përsëri per gola , apo kur dëgjon portierin Berisha që na jep “drogë” besimi para ndeshjes me Hungarinë, sikur 4 golat t’i kishte pësuar Strakosha…
Ka ndryshuar tingullin, sipas zakonit te vjetër , orkestra kuqezi ! Para ndeshjes me Poloninë tam-tamet që na gënjejnë rregullisht na shpuan veshet se kualifikimi ynë fillon me Poloninë. Pas disfatës me 4 shuplaka, erdhi një muzikë e vjetër, e njohur prej dy dekadash, që duket sheshit se s’vjen nga trajneri, por nga “burimi” sipër .. që thotë se “ me Hungarinë nuk pranojmë gjë tjetër veç fitores!” S’ka Kombetare ne botë që ta ketë gënjyer me kaq shumë zell publikun e vet…
Kjo Kombëtare, e cila po lodhet dhe po sterlodh më shumë ata që e ndjekin deri në kufinjtë e durimit, ka vite që është në dietë dhe ngopet vetëm me 20 minuta apo 30 minuta lojë. Dhe më e bukura ka noddhur: në vend që t’i mësonim se si të mbaheshin gjallë për 90 minuta, dëgjon specialistë që janë dehur me ato 20 minutat pikante të Kombëtares që për “fat” nuk u harruan as pas 4 golave turperues….
Ndaj ka gjetur shesh dhe bën përshesh Edi Reja, kur i lutet Zotit sipër, ose zotit poshtë,, që për fat e ka gjetur në pleqeri, që këtë herë me Hungarinë, nuk do as më shumë e as më pak, por të luajmë si me ..Poloninë! Golat nuk ka rëndesi se kush i bënë…
Sfidanti.al