Bajerni ishte një trampolinë thjesht për të mbajtur veten në formë. Frank Riberi e dinte se nuk mundej që ta vazhdonte karrierën në Mynih, e ndërsa stërvitej, vazhdonte të shqyrtonte mundësitë. Kjo i erdhi me Salernitanën në Serinë A italiane, pasi Fiorentina vendosi të mos e rinovonte kontratën. Klubi i Italisë Jugore i dha kontratë 1-vjeçare me rrogë 1.5 milionë euro në sezon, dhe me mundësi për ta zgjatur sërish nëse arrihet mbijetesa. Kjo do të thotë se ylli francez do të jetë shok skuadre me mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Frederik Veseli. Riberi është 38 vjeç dhe duket se po kërkon të ndjekë gjurmët e Zllatan Ibrahimoviçit që shpejt mbush 40.
Sfidanti.al