Po te shikosh foton e botuar, qeshjen e madhe tw binomit trajner-kapiten, pra Reja-Hysaj,bindesh pse mbrojtesi qw ka bwrw mw shumw gabime nw Kombwtare, mbetet pwrherw i preferuar. Po të lexosh nën reshta deklaratën, e deshifron se trajneri Edi Reja po i jep një mesazh paralajmërues Armando Brojës, sulmuesit prepotent, të cilit iu desh të “pushtonte” Anglinë, tokën e shenjtë të Premier Ligës, që më pas të valëvitnin flamurin e bardhë të dorëzimit edhe në Shqipëri, tek Kombëtarja. Nje flamur të cilin e mbante fort një italian edhe pse me moshë..me emrin Edi Reja. Por, Reja, siç duken bathët, s’është dorëzuar përfundimisht ndaj Brojës dhe këtë e kupton po të ç‘kodosh fjalët e tij në konferencën e fundit për shtyp.
Ja fraza që zbulon se pas flamurit të paqes,fshihet një flamur tjetër, i cili mban erë zemërimi , pra erë lufte: “ Cili do të mundohet t’i zgjithë problemet vetëm, nuk është kjo ndeshja me Spanjën për një gjë të tillë..” Dhe cili më shumë se Broja në ekipin tonë, në të kaluarën e afërme, i ka zgjidhur problemet e Kombëtares falë zotësisë dhe imponimit të tij prepotent. Sikur t’i shënonte dhe Spanjës, sikur ta bënte me kokën e vet, për trajnerin Reja do të ishte edhe më keq se atë ditë që u pengua dhe u rrëzua në sytë e gazetarëve..
Dhe sa herë mbërrijnë ndeshje të tilla, të këtij lloji, ku trajneri mburret se e ka porositur vetë që presidenti Duka të lobonte, ku gjigandi do të ndeshet me liluputin, na del nga “magazinat kuqezi” autobuzi që parkojmë para portës. Dëgjoni ç‘thotë profesor Reja pasi “mbaron punë” me Brojën: “ Duhet të jemi të mbyllur prapa, që të mos i lejojmë hapësira..” Atëherë, pse u dashka porositur kjo ndeshje , kur ekipin kërkon ta shtrëngosh të luajë me mungesë lirie.. tamam në kafazin e mbrojtjes.
Sfidanti.al