Kthehet Poli, Bukeri shënon 49 pikë, Feniksi siguron kreun!

Nuk mundet që asnjë skuadër tjetër në NBA t’ia zërë vendin e parë, qoftë në Perëndim, qoftë në Lindje. I tillë pozicioni I Feniksit pas fitores së radhës, të 7-ës njërën pas tjetrës, madje një fitore autoritare 140-130 në fushën e Denverit. Përballë një rivali serioz për titull, Feniksat ia dolën falë Devin Bukerit që shënoi 49 pikë, ndërsa morën lajmin e madh se organizatori Kris Pol u kthye nga dëmtimi. Edhe pa Polin, Feniksi kishte arritur 11 fitore në 15 ndeshje, por është ndryshe me veteranin. Tashmë, skuadra nga Arizona ka 60 fitore e 14 humbje, e synon finalen e dytë të madhe të NBA-së radhazi. Padyshim, dëshirohet titulli, ndërsa vjet u dorëzuan përballë Miluokit të Janis Adetokumbos.

Sfidanti.al