Mediat në Bavari thonë se drejtuesit e klubit nuk e kanë të lehtë të përpilojnë siç duhet një kontratë të re me futbollistin që simbolizon ekipin, Landin, dhe ekipin kombëtar të Gjermanisë. Tomas Myler është një lojtar që nuk mund të zëvendësohet kurrë plotësisht, por gjithsesi mosha bën të vetën dhe dalë nga dalë tek Bajerni do të mendojnë për pasardhësin. Kjo gjë po e mban “peng” rinovimin e kontratës që përfundon në 2023. Trajneri Nagelsman dhe drejtuesit e dinë se për momentin, Myleri është lojtar-kyç, por nuk dihet sesi do të jetë në 2024, ndërsa Xhamal Musiala cilësohet si pasardhësi i tij më i mundshëm. Vetë Myleri thotë se “unë i kam vendosur vetes detyrë që të luaj në nivel të lartë deri në 2025, sa kohë do të jem i rëndësishëm do të vazhdoj”.
Sfidanti.al