Ndërrohen trajnerët, muzika e preferuar mbetet … ajo klasike . Edhe trajneri Silvinjo, që në pamje të parë na pëlqeu të gjithëve, ngaqë refelektonte energji pozitive, si me thënë “dashuri me shikim të parë”, ka harruar emra në listën e tij kundër Polonisë. Nga ata që përmenden më shumë janë Roshi, Muçi, {ekiçi, madje edhe Sadiku ! Po cili mund të ishte ai trajner i Kombëtares, i cili mund t’i fuste në një listë të gjithë “zbulimet e talenteve” që kemi bërë këto vite? Të gjithë trajnerët që kemi patur, kanë bërë një punë “të madhe”..kanë zbuluar talente, vetëm një gjë e “vogël”u ka mbetur pa arritur ..rezultatet!
Mezi po e presim këtë ndeshjen me Poloninë, dhe kjo për disa arsye.E para, të fillojmë ta njohim trajnerin nga ana e brëndshme se mjaft u dashuruam nga pamja e jashtme. Po dëgjojmë shpesh se Polonia e Botërorit ishte e lodhur dhe ky është fati ynë . Polonia e lodhur! Ishalla, dashtë zoti, ne jemi të shplodhur. Dikur thonim se kemi mbrojtësat më të mirë në historinë e Kombëtares, tani kemi ndërruar mëndje dhe themi se kemi sulmues që të bëjnë gjëmën si Uzuni, Seferi, Cikalleshi apo Asani. E shkreta Poloni dhe Levandoski, që nuk as nuk e dinë se çfarë fati i pret…
Nga të gjithë të harruarit e Silvinjos, jemi të fiksuar tek emri i Odise Roshit. Një futbollist atipik sulmues , që na tërhiqte zvarrë në sulm, kur Kombëtarja tollovitej, zvarritej në mbrojtje. Një futbollist që e bëmë tamam”Odise”, sepse profesor Edi Reja me më shumë se 1000 ndeshje në Serinë A, arriti e katapultoi mbrojtës të djathtë në një ndeshje, ku edhe për golin u gjet si fajtor tamam ..Roshi. Prandaj lëvdohet Silvinjoi, se i bëri nder që nuk e ka thirrur Roshin, se mund ta vinte mbrojtës të djathtë…
Sfidanti.al