Kategoria e Parë, përcaktohen datat e play-off-it

Pas përfundimit të sezonit të rregullt në kampionatin e Kategorisë së Parë, janë zyrtarizuar datat dhe oraret e fazës play-off, ku katër skuadrat e renditura në vendet 3-6 do të garojnë për një vend në elitë. Në gjysmëfinale, Iliria do të përballet me Besën, ndërsa Pogradeci do të sfidojë Kastriotin. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen më 7 maj, në orën 16:00.

Fituesit e këtyre përballjeve do të ndeshen në finalen e madhe më 11 maj, në orën 17:00. Skuadra që do të dalë triumfuese nga kjo finale do të përballet me ekipin e vendit të 8-të në Abissnet Superiore, për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al