Kristiano Ronaldo paska menduar për të braktisur futbollin!

Largimi nga Mançester Junajtidi ishte dramatik. Kristiano Ronaldo kaloi vërtet disa muaj shumë të vështirë, që pasi hyri në krizë tek “djajtë e kuq” në Premier Ligë, dhe gjithçka kulmoi me intervistën për Pirs Morganin ku ai sulmoi klubin. Më pas erdhi eliminimi i dhimbshëm në Kupën e Botës, ku Portugalia u mund nga Maroku, dhe kjo disfatë u bë shkak që legjenda e futbollit të sillte në mendje diçka që kurrë nuk e kishte menduar. Këtë ai e shprehu në konferencën për shtyp përpara ndeshjes eliminatore të Europianit ndaj Lihtenshtajnit.

“Mendoj se gjërat që ndodhin në jetën tonë kanë një arsye që ndodhin. Shpesh duhet të kalosh vështirësi të tilla për t’u bërë më i fortë, për të njohur më mirë njerëzit që të rrethojnë. E vërtetë që kam kaluar momente të vështira dhe madje kam menduar ta lë futbollin, por kam vazhduar. Nuk ka kohë për t’u penduar, jeta vazhdon përpara dhe ne mësojmë prej saj. Sot, unë jam një njeri më i mirë”. Ronaldo po luan në Arabinë Saudite për Al Nasrin, ku ka shënuar jo pak gola dhe lufton për titull.

Sfidanti.al