Nëse do të kishte një kalendar të turpit futbolli ynë, me siguri data 2 maj do të ishte me të kuqe të ndezur ! Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë kjo hata e zezë , që paralajmërohet me bori se do të ketë një shfrenim masiv të ekipeve dhe askush nuk e ndalë turpin masiv. Skena që ndodhi ishte e denjë për film “seksi”: ekipet që kryesojnë klasifikimin, ato që gjasme po lënë kokën për titullin kampion, ngritën këmbët përpjetë dhe ekipet, që mezi po mbajnë llastikun e mbathjeve, luajtën prapë rolin e ..hamshorit !
Futbolli ynë , për të cilin në një intervistë të fundit presidenti Duka tha se “ nuk ka më ndeshje të shitura, por pak tolerime”, këtë javë ka vënë me “shpatulla pas murit” edhe kompanitë e basteve. Ishte për “ Gines” të shikoje se ekipet tona lilipute ( ato që rrezikojne) i kuotonin me 1,4 po aq sa kuotohej edhe Arsenali në Angli, që pretendon titullin e Premier Ligës..
Ku po shkojmë? Kujt i duhet ky palo futboll që shtirret sikur është gjallë, edhe pse ka kohë që ka vdekur…
Sfidanti.al

