Përse Bajerni shkarkoi Nagelsmanin dhe mori Tomas Tuhelin?!

Shpjegimin (për aq sa mundet) e jep e përditshmja tabloide, “Bild”. Sipas medias më të shitur dhe më të ndjekur gjermane, Bajerni vendosi të shkarkonte trajnerin Julian Nagelsman sepse gjykoi se 10 pikët e humbura në Bundesligë këtë vit ishin për faj të tij. Bordi drejtues përbëhet nga ish-lojtarë si Oliver Kahn apo Hasan Salihamixhiç, ndonëse presidenti Herbert Hainer nuk është i kësaj fushe. Po ashtu, sipas “Bildit”, tek Bajerni deshën të mos humbisnin Tomas Tuhelin, që për momentin ishte pa punë, por që mund të merrej nga Reali i Madridit apo Totenhemi. Kjo, sipas të përditshmes bulevardeske, shpjegon nxitimin e klubit në “Zebener Shtrase” për të marrë një vendim që i habiti të gjithë. Askush nuk e mendonte se Nagelsmani do të shkarkohej, edhe pse Bajerni ishte në krizë në kampionat.

Sfidanti.al