Po sikur të kishim president dhe anëtarë Komiteti … të huaj !

Një autogol i madh, ishalla e kanë nga budallëku  dhe  nuk është i qëllimshëm, siç ndodh rëndom në ato ndeshjet e përdredhuara.  Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që në fushë mund të luajnë njëherësh 7 futbollistë të huaj. Dhe një vit më pas,  nuk do të ketë më kufi. Edhe 11 futbollistë të huaj, po ua shkrepi presidentëve. Vetëm ata do të jenë shqiptarë. Malli do të vij i gatshëm nga jashtë dhe  stadiumet që po mburremi se po bëjmë e do bejmë,  nuk do t’i gëzokan  fëmijët tanë, por “burrat e huaj”…Thone se një ditë edhe tifozet që do te rijetësojnë stadiumet.. do te vijne nga jashte..nga Kina.

Disa pyesin me  habi : si ka mundësi që vetë Komiteti Ekzekutiv do të “varrosë” me duart e veta futbollin e fëmijëve? Po presidenti Duka, ai  që “puthte” dhe përqafonte fëmijët e futbollit kur promovonte projektet   “ Fanela ime” apo “Topi im”.  Tani fëmijët e futbollit mund të pyesin “xhaxhat e këqinj” të Komitetit:  po projekti “futbolli im”, mos po shkon ne funeral   ?

Imagjinoni sikur të dal një vendim  i bekuar,  që në Komitet Ekzekutiv të lejohen  7 anëtarë të huaj . Sikur edhe presidenti i FSHF-së të jetë i huaj , madje dhe presidentët e klubeve. Vetëm atëherë mund të kemi shpresë se mos ndihmohen..shqiptarët !

Sfidanti.al