Dikur thonin për një njeri se është i çmendur ngaqë bënte veprime të pazakonta, të pakontrolluara. Në kohën e Superligës tonë, janë ndeshjet që quhen të çmendura , edhe pse luhen e stërluhen nga njerëzit. Thonë se gjoja ndeshjet kanë dalë jashtë kontrollit. Sipas kësaj diagnoze, e cila vjen me porosi nga lart, qeni nuk po njeh të zotin e vet, madje po t’i flashësh… të kafshon.
Edhe ndeshja Tirana-Skënderbeu, e cila u luajt në “Air Albania”, nuk mund t’i shpëtonte dot ..çmendurisë! Edhe komentatorët në ekran , edhe gazetarët në “raportin” me shkrim e kontrolluan për 90 minuta të “sëmurin” dhe thanë se nuk ka problem morale,as nuk bën gjasme, por ka probleme me trutë e kokës! Pra është i ..çmendur!
Thonë se ndeshja Tirana- Skënderbeu, e cila polli 7 gola, i ,kishte të gjitha: fitoi i vogli dhe jo i madhi, kartona, penallti, përmbysje dhe intriga pafund. Nuk thonë se po vjen dita e qametit..kur numri i golave do t’i kalojë numrit të publikut në stadium….
Sfidanti. al