Legia e Varshavës pranë shqiptarit të radhës

Pasi ka afruar në skuadër Ernest Muçin, Legia e Varshavës kërkon të blindojë skuadrën me një lojtar tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Qëndrim Zybën i cili do të largohet nga Ballkani si lojtari i radhës që eksportohet jashtë kufijve dhe do të hedhë firmën te klubi më i lavdishëm i Polonisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga media polake TVPSport, ku shkruan se Legia kishte mundësinë ta vëzhgonte Zybën në Turqi, atje ku po kryen përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Forcimi i mesfushës ishte një nga prioritetet e Legias dhe afrimi i Qëndrim Zybës që luan edhe për Përfaqësuesen e Kosovës do të jetë një armë shtesë.

sfidanti.al