Këto ditë krize morale, një president i një klubi të Superligës, i cili e “humbet” emrin sapo flet për temën e ndaluar të gradimit me titullin Honoris Causa, ka thënë diçka për t’u gdhendur ne muret e futbollit. Batuta e tij meriton një kohë tjetër, kohë me stadiume plot me njerëz të vërtetë e jo figurina : “ Ne presidentët e klubeve nuk bëhemi dot “Honoris Causa” sepse harxhojmë paratë tona…” Një batutë që vlen si një tampon për të mësuar nëse je pozitiv apo negativ, një batutë që na bën të kujtojmë se si nisi loja me “Honoris” në lëmin e futbollit…
E mbani mend se si u hap porta stërmadhe e futbollit për titullin .. Honoris Causa! Edhe pse shqiptarët e shpikën si gradim për marifetet “shkencore” që sajonim për të pasuruar lojën , prapëseprapë, i pari që preku në altarin e Honorisit ishte trajneri i Kombëtares, De Biazi. Edhe pse të gjithë e dinin të vërtetën e hidhur dhe të ëmbël te kualifikimit , i pamoralshem, por krenar për llojin tonë , tamam si në kor shumica pyesnin me habi: kush duhet të shpallej Honoris Causa dhe cili u bë! De Biazi iku nga Shqipëria, duke qënë i vetmi Honoris, por edhe kjo “ndeshje” nuk kishte mbaruar.. kurrsesi s’mund ta fitonte trajneri para padronit…
U gjet ..tamam pranë zyrave të FSHF-së një Universitet privat për ta graduar shefin, edhe pse në një kohë të gabuar. Sa për t’i treguar popullit të futbollit dhe De Biazit vetë , se këtë herë trajneri s’do ta fitonte ndeshjen e lavdisë me të zotin. Dhe shefat nuk luajnë për barazim kur ndeshja s’është për skedinë, por për histori , për dinjitet pushteti..
Ndaj nuk vonoi shumë, erdhi dita e fatlumit, ajo që me gjuhën tonë quhet “goli i artë”, kur presidenti Duka fill pas veprës së bojkotit u shpall “ doktor, profesor Honoris Causa”. Një Honoris krejt ndryshe nga ai i De Biazit. Nga profesorët tanë të Sportit u konsiderua vepër shkencore, që ta ndalosh futbollin dy muaj në emër të një greve pa busull dhe ta fillosh kampionatin me pamjen e personazhit të fabulës..i dhjerë por krenar!!
Sfidanti.al